KMDLNJ dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

KMDLNJ e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Lajme

13/10/2017 15:26

“Kjo nuk është hera e parë që kërcënohet por dhe sulmohet gazetari Kajtazi në ndërkohë që sulmuesit mbetën të pazbuluar e që i inkurajojnë mbase të njejtit sulmues të vazhdojnë me kërcënime dhe sulme ngase, të pazbuluar po mbesin edhe të padënuar”, thuhet në reagimin e tyre.

KMDLNj ka kërkuar hetime të shpejta për këtë sulm ndaj gazetarit Kajtazi duke kërkuar kështu edhe sjelljen sa më të shpejtë para organeve të drejtësisë të dhunuesve të fjalës së lirë dhe atyre që sulmojnë gazetarët pavarësisht cilit medium i takojnë.

“KMDLNj kërkon që të pritet përfundimi i hetimeve, të mos paragjykohet as motivi e as autori i mundshëm i këtij sulmi dhe sulmeve tjera të ngjajshme por në të njejtën kohë shpreh shqetësim të thellë që sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë shpeshtuar kohëve të fundit kur sulmuesit mbesin të pazbuluar”.

Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht sot në njërë nga kafiteritë e Prishtinës derisa akoma nuk dihen detaje të tjera.