Klinë, drejtuesi i veturës tentoi ta godet zyrtarin policor, arrestohet

Një person është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të godas me veturë e tij gjatë lëvizjes një zyrtarë policor.

Lajme

22/09/2017 09:21

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës, ku drejtuesi i veturës nuk kishte respektuar urdhrin për ndalje në një pikë kontrolli të veturave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor duke tentuar ta godas njërin nga zyrtarët me veturën e tij në lëvizje”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/