Kjo nuk pritej! Mozzik jep një lajm të gëzueshëm për fansat

Para pak javësh reperi nga Ferizaji, Mozzik lansoi hitin e ri "Bonnie&Clyde" në bashkëpunim me të dashurën e tij, Loredana Zefin.

ShowBiz

04/10/2018 20:59

Ky projekt i çiftit u mirëprit nga publiku saqë për një kohë të shkurtër ka mbledhur 15 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube, shkruan lajmi net.

Dhe tani në profilin e tij në Instagram, Gramosi ndau disa postime me ndjekësit ku tregon se nesër ka një befasi për ta.

“Nesër e keni një lajm të mirë… amo shumë të mirë. Fjala është për muzikë!! Nesër në ora 12:00 ju tregoj”, shkruan Mozzik në postimet e publikuara.

Se për çfarë është fjala e mësoni nesër…

Përveç muzikës, Mozzik dhe Loredana shijojnë jetën si çift e që së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/

YouTube player