Kjo gjë e bën Capital T të sjell edhe më shumë muzikë

Reperi Capital T përmes një statusi në rrjete sociale, ka treguar se çfarë e bën të prodhojë më shumë muzikë.

ShowBiz

05/01/2019 15:42

Capital T ka postuar një fotografi në rrjete sociale, përmes së cilës ka falënderuar fansat për përkrahjen që po e merr lidhur me projektin e fundit, shkruan lajmi.net.

Duke i falënderuar gjithë fansat për përkrahjen, reperi ka thënë që kjo gjë po e bën të sjell edhe më shumë muzikë.

“Bota po e dëgjon “FILMA”. Kjo më bën të prodhoj dhe të publikoj më shumë muzikë. Faleminderit nga thellësia e zemrës.”, ka shkruar Capital T.

Kujtojmë që “Filma” deri tani ka marrë afro 1 milion klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/