Kjo është prokurorja që ngriti aktakuzat në rastin ‘Pronto’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”, ndaj 11 personave, ku në mesin e të akuzuarave janë figura të njohura të PDK-së, deputetë e ministra.

Lajme

06/04/2018 16:26

Prokuroja që ngriti aktakuza ndaj personave që kanë pasur poste të larta shtetërore, është Drita Hajdari.

Ky është rasti më i madh i ngritjes së aktakuzave ndaj ‘peshqve të mëdhenj’.

Aktakuza në rastin e ‘aferës pronto’, janë ngritur ndaj ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-, së, Adem Grabovci, deputetit aktual të PDK-së, Zenun Pajaziti, ministër aktual i PDK-së, Besim Beqaj dhe ish-ministrit, Fatmir Shurdhaj, po ashtu nga radhët e PDK-së.

Në mesin e të akuzuarave janë edhe: Sedat Gashi, Xhavit Dakaj, Njazi Kryeziu, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi./Lajmi.net/

Lexo edhe

Prokuroria ngrit aktakuzë për Adem Grabovcin, Besim Beqajn e Zenun Pajazitin për aferën “Pronto”