Kjo është gruaja që u mbyt nga bashkëshorti biznesmen në Shkodër

Kjo është Sula Sula, e cila e u gjet e pajetë në tualetin e mobilerisë ku ishte bashkëpronare.

Lajme

19/04/2016 16:06

Policia e Shkodrës ka arritur të zbulojë shkaqet e vdekjes së 39 vjeçares, që sipas së cilës ajo është mbytur me duar nga bashkëshorti i saj Sadetin Sula 47 vjeç, i arrestuar tashmë nga uniformat blu me akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ka qënë ekspertiza mjeko – ligjore e kryer në morgun e spitalit rajonal të Shkodres që hodhi poshtë dyshimet se 39 vjeçarja i kishte dhënë fund jetës.

Në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune, në buze, sy dhe në pjesën e qafës kur është shtrënguar me duar nga bashkëshorti, deri në momentin që ajo ka dhënë shpirt.

Madje burime nga grupi hetimor dyshojnë se viktima është mbytur në një tjetër hapësirë të mobilerisë dhe më pas është futur në tualet, duke u munduar që ngjarja të dukej si vetëvrasje.