Kjo është fotografia më e qartë deri tash e terroristit të Stambollit

Policia turke ka publikuar një fotografi të re të personit që dyshohet se kreu sulmin terrorist në klubin e natës “Reina” në Stamboll.

Bota

02/01/2017 21:12

Në këtë fotografi, personi i dyshuar shihet më qartë, ndërsa bëhet thirrje që të evitohet kontakti me të dhe menjëherë të lajmërohet policia, transmeton lajmi.net.

Ai është rreth 25 vjeç dhe vijon të jetë në kërkim nga autoritetet turke. Shteti Islamik mori përgjegjësinë e këtij sulmi dhe quajti autorin “ushtar” të kalifatit.

Pas vrasjeve masive, autori ndërroi rrobat brenda lokalit dhe u largua me një taksi.

Terroristi besohet se është ose nga Uzbekistani ose nga Taxhikistani.

Ai la të vrarë 39 persona dhe plagosi 70 të tjerë. /Lajmi.net/