Kjo është bukuroshja me të cilën Drake takohet fshehtas

Drake po takohet fshehurazi me ish banoren e “Big Brother”, Lateshya Grace për javë të tëra.

ShowBiz

20/04/2018 22:18

Reperi ndërkombëtar, Drake nuk është takuar vetëm me Raye gjatë pushimit në Britani të Madhe, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këtë javë është zbuluar se superylli botëror, Drake u taku me këngëtaren britanike Raye, por vetëm dy ditë më vonë The Sun Online konfirmon ekskluzivisht se reperi kanadez është parë bashkë me Lateysha Grace.

31 vjeçari, Drake kishte darkuar me 25 vjeçaren, Lateysha në Britani, ndërsa sipas burimeve ata po kalonin mirë dhe nuk ishin ndalur së biseduari gjatë gjithë natës.

Sipas burimeve të The Sun, Lateshya u ka thënë miqve të saj se po planifikon të vizitojë Drake në Los Anxhelos kur të kthehet në shtëpi. /Lajmi.net/