Kjo dietë jo vetëm që ndihmon në humbjen e peshës, por sjell edhe të mira tjera shëndetësore

Kjo dietë e llojit Paleolitit jo vetëm që ndihmon në humbjen e peshës por edhe vepron kundër rrezikut për përfitimin e diabetit apo të sëmundjeve të zemrës thotë studimi i ri.

Lifestyle

06/04/2016 03:01

Kjo dietë tipike e paleolitit përfshin peshk, vezë, perime, fruta, arra dhe manaferra gjithashtu bimë eternovajore si vaji i ullirit dhe avokado, përcjell lajmi.net

Dieta përjashton prodhimet e qumështit, drithërat, yndyrnat e parafinuara, sheqerin dhe kripen e shtuar.

Ushqimi i përdorur gjatë kësaj diete stabilizon profilin e acidit yndyror dhe gjithashtu stabilizion edhe përqëndrimin e insulinës në gjak dhe kontribon në humbjen e peshës sidomos te gratë pas menopauzës.

Në studim tregohet se gratë të cilat ju nënshtruan kësaj diete kishin rënie të acidit yndyror të tepërt për 19%. Gjithashtu rënie në peshë dhe përqëndrimi i insulinës i’u kthye normalitetit./lajmi.net