Kisha e Anglisë “thyen kanunin”, emëron një femër për peshkope

Kisha e Anglisë pritet që të mërkurën të emërojë peshkopin e saj të parë femër, vetëm një muaj pas ndryshimeve historike në legjislacionin e kësaj kishe, të njohur edhe si “Kanuni i Kishës”.

Bota

17/12/2014 11:04

Sinodi i përgjithshëm, organ ligjvënës i Kishës, kishte votuar për të mbështetur planet për peshkopët femra në muajin korrik, ndërsa miratoi formalisht legjislacionin më 17 nëntor.

Me emërimin e një priftëreshe në si Peshkope të Stockport-it, sot, pas shumë shekujsh do të merr fund lidershipi mashkullor i Kishës, e që vjen 20 vjet pasi grave iu dha e drejta të bëhen priftëresha, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Identiteti i gruas së parë peshkope ende nuk është publikuar, derisa Kisha e Anglisë nuk pranoi të komentojë mbi raportet e mediave se një njoftim duhet të bëhet në bashkëpunim me “Doëning Street”, selinë e qeverisë britanike.

Ndryshimi i shpejtë i “Kanunit të Kishës” në favor të besimtareve femra pritet që avancojë me miratimin e të drejtës që edhe peshkopeve femra që do të emërohen tash e tutje t’ju jepet e drejta të futen në Shtëpinë e Lordëve në Westminster.   

Këto ndryshime kanë nxitur reagime dhe mospajtime mes peshkopëve meshkuj të Kishës së Anglisë, pasi anglikanët mendojnë se ndryshimi është në përputhje me besimin, ndërsa tradicionalistët nuk pajtohen.

Edhe Kishat e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore tashmë kanë miratuar legjislacionin që lejojnë gratë të bëhen peshkope, por megjithëkëtë ato ende nuk kanë caktuar ende një të tillë. /lajmi.net/