Kina mbyll tri xhami myslimane për shkak të “edukimit të paligjshëm fetar”

Zyrtarë kinezë kanë mbyllur tri xhami për kryerjen e"edukimit të paligjshëm fetar", pas një debati intensiv për aktivitetet fetare në vend.

Bota

02/01/2019 17:59

Xhamitë, të vendosura në qarkun Weishan në jug-perëndim të provincës Junan të Kinës, u bastisën nga më shumë se 100 oficerë të policisë të shtunën, sipas raporteve të medieve lokale, transmeton lajmi.net.

Video të bastisjes u liruan në Twitter nga organizata e pavarur “Dokumentimi i Shtypjes kundër Muslimanëve” (DOAM), që tregojnë myslimanët në dyluftim me oficerë të policisë në uniformë, duke bërë rezistencë ndaj mbylljes së xhamive.

Një tjetër video-incizim tregon policët duke tërhequr personat në xhami larg nga një hyrje e xhamisë.

Burimet i thanë BuzzFeed News se rreth 40 deri në 50 vetë u arrestuan, por policia lokale refuzoi të konfirmonte nëse kishte ndonjë arrestim, sipas South China Morning Post. /Lajmi.net/