Kina lansoi një satelit të ri në gjithësi

Sateliti me teknologji të re, i ndërtuar nga korporata ajrore e shkencës dhe teknologjisë kineze, u lëshua rreth orës 21:25 të së hënës nga qendra e satelitëve Xichan në jugperëndim të vendit, në provincën Sichuan.

Bota

31/03/2015 23:50

Ky është sateliti i 17-të për sistemin e satelitëve Beidoum, i njohur ndryshe si BDS dhe lëshimi i tij në hapësirë gjithashtu shënon fillimin e zgjerimit global të aktivitetit të sistemit të satelitëve Beidoum.

“Performanca e satelitit është përmirësuar trefish krahasuar me herët e tjera. Me pak fjalë,  ofron shërbime më të mira për përdoruesit globalë dhe saktësia e navigacionit pritet të arrijë nga 2 deri në 3 metra”, tha Ran Chengqi, drejtor i zyrës së menaxhimit në sistemin e navigacionit satelitor të  Kinës.

Sateliti i parë i ngritur nga Kina në hapsish ka qenë në vitin 2000, duke vijuar më pas deri në 2012, me përmirësimin e teknologjisë së tyre.