Kim Kardashian tregon se cila ishte gjëja e vlefshme që ia vothën në Paris

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit një histori që nuk e ka treguar më parë.

ShowBiz

12/02/2019 08:30

Kim Kardashian përmes rrjeteve sociale tregoi qaforen që ia kishin vjedhur hajdutët, shkruan lajmi.net.

Kim tregoi se ishte një qafore prej diamanti ajo të cilën hajdutët ia kishin marrë kur e kishin plaçkitur në Paris.

“Kthim në vitin 2007. Pra, ky gjerdan që unë kam vënë është një kryq diamanti nga Jakobi dhe kjo ishte e para e bizhuteri që kam blerë kur kam marrë pagesën time të parë. Kur më vodhën kjo u mor nga unë. Megjithatë gjatë ikjes së hajdutëve u ka rënë një copë e kësaj bizhuterie në rrugë dhe kjo ishte ajo. Është shumë sentimentale për mua. Vetëm doja ta ndaja me ju✨”, ka shkruar Kim.

https://www.instagram.com/p/Btv_71jnOq-/