Kim Kardashian punëson zjarrfikës privat që t’i mbrojnë shtëpinë 44 milionë euroshe

Kim Kardashian së bashku me bashkëshortin, Kanye West kanë punësuar në ekip privat të zjarrfikëseve që t’i mbrojnë shtëpinë e tyre dhe të fqinjëve nga flakët.

ShowBiz

14/11/2018 10:12

Tashmë disa ditë zjarrfikësit po luftojnë me zjarret e mëdha që kanë kapluar shtetin amerikan të Kalifornisë.

Shumë personalitete dhe yje botërore të hollivudit kanë humbur shtëpitë dhe vilat e tyre si pasojë e zjarrit.

Megjithatë bukuroshja amerikane me prejardhje armene ka ndërmarrë masat e duhura që mos t’i digjet super vila në Los Angeles.

Kim Kardashian së bashku me bashkëshortin, Kanye West kanë punësuar në ekip privat të zjarrfikëseve që t’i mbrojnë shtëpinë e tyre dhe të fqinjëve nga flakët.

Çifti ka kërkuar që të mos preket dhe të mos digjet vila e tyre që kap vlerat e 44 milionë eurove.

Familja Kardashian-West jetonë buzë një rruge që në afërsi ka një fushë me bari si dhe lisa të gjatë.

Ndryshe, Kim tanimë është evakuuar prej shtëpisë duke zgjedhur një vend tjetër të sigurt.