Kim dhe Kanye ndajnë puthje pasionante në ditëlindjen e Kourtney

Çdo herë janë dukur në top-formë.

ShowBiz

21/04/2018 00:00

Kim dhe Kanye përmes një videoje të shpërndarë në Snapchat shihen duke ndarë puthje romantike në ditëlindjen e Kourtney, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Të enjten mbrëma, në familjen Kardashian është festuar ditëlindja e 39-të e Kourtney, ku ishin mbledhur e gjithë familja.

Natyrisht, ishte 37 vjeçarja Kim ajo e cila u kujdes që t’i filmonte çastet më epike të mbrëmjes.

E veshur në një fund të shkurtër, Kim u shfaq me një stil ndryshe të flokëve, ndërsa në një moment ndanë video teksa po puthte partnerin e saj, Kanye. /Lajmi.net/