Kika premton legalizimin e marihuanës nëse zgjidhet kryetar i Pejës

Kandidati për kryetar të Pejës nga socialdemokratët i njohuri Krashnik Husaj – Kika që njihet si njeriu më kontravers në Kosovë, ka deklaruar se menjëherë pas fitores së tij në Pejë në vitin 2017 Kika do lejon marihuanen dhe kanabisin për të zhvilluar ekonomin e qytetit të Pejës

ShowBiz

16/10/2016 08:46

Rinia Pejane duke u marrë me zhvillimin e kanabisit dhe marihuanes do të ketë një zhvillim të fuqishëm ekonomik për të mirën e tyre që sipas Kikës me konsumimin e këtyre dy dukurive përveç se do të jetë e gëzuar dhe e lumtur rinia në vendin tonë do të ketë shërimin e shumë sëmundjeve  të cilat këto dukuri i shërojnë.

Shkenca në shumë shtete të zhvilluara ekonomikisht e ka lejuar konsumimin e këtyre dukurive, andaj Peja me fitoren time do jetë qendër e tregut ekonomik me zhvillimin e marihuanes dhe kanabisit, tha Kika.

Kika i fton të gjithë politikanët që synojnë të qeverisin Pejën të provojnë pakës kanabisin dhe marihuanen sepse do të qeverisin më mirë në mandatet e tyre të ardhshme. Peja do të lulëzon në 2017 me Kiken në krye.