Kida zbulon një pjesë të këngës së re

Ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

22/09/2018 10:40

Orhidea Latifi apo Kida është duke punuar fuqishëm në këngën e re që siç thuhet është një bashkëpunim, shkruan lajmi net.

Ndonëse nuk e ka zbuluar këngëtarin, Kida ka prezantuar një insert të shkurtër të projektit të saj që vjen pothuajse i ngjashëm me këngët e tjera.

Latifi nuk ka dyshim se pëlqehet për muzikën që bën, e cila tashmë ka mbledhur një numër të madh të fansave.

“Mas”, “Bileta” dhe “Ti”, janë tri projektet e fundit të Kidës që numërojnë miliona klikime në kanalin, Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn_1W8AlkQR/?hl=en?&taken-by=kida