Kida dhe Mozzik kalojnë Erën dhe Ledrin

'Premtimet' dhe 'Shumë pis' ishin padyshim hitet e verës 2015.

ShowBiz

03/01/2016 14:52

Era Istrefi dhe Ledri Vula ishin deri vonë më të klikuarit e verës 2015.

Hitet ‘Sjena mo’ nga Ghetto Geasy dhe Majk dhe ‘Love me love me’ nga Elvana Gjata dhe Bruno, kaluan para disa ditësh ‘Shumë pis’ duke u bërë këngët më të klikuara të verës, transmeton lajmi.net.

Kida dhe Mozzik ishin në pozitën e katërt deri para pak ditësh. Sot ata kanë kaluar ‘Shumë pis’ me rreth 400 mijë klikime më shumë./lajmi.net.

Top 4 këngët më të klikuara të verës mometalisht janë:
1. Ghetto Geasy ft. Majk – Sjena mo – 22.3 milionë
2. Elvana Gjata ft. Bruno – Love me – 20.7 milionë
3. Kida ft. Mozzik – Premtimet – 20.5 milionë
4. Era Istrefi ft. Ledri Vula – Shumë pis – 20.1 milionë