Kiberseksi, “kokaina e re” online

Studimi gjerman për seks tregoi se shikimi i madh i pornografisë online do të mund t'i bënte njerëzit 'mbi-seksual' - një çrregullim personaliteti i cili shpenzon shumë kohë në fantazi seksuale.

Lifestyle

14/10/2014 17:01

Gratë janë të prirura për të qenë të varura nga pornografia online po aq sa burrat, thotë një hulumtim i ri.

Njerëzit të cilët vuajnë nga vizitimi i rregullt i webfaqeve pornografike janë të rrezikur nga krijimi i varësisë ndaj kiberseksit, transmeton Lajmi.net.

Hulumtime të mëparshme kishin sugjeruar se 17% e grave e përshkruajnë vetën si “të varura” ndaj pornos online.

Një studim tjetër gjerman tregoi se shikimi i pornografisë do të mund t’i bënte njerëzit “mbi-seksual” – një çrregullim personaliteti i cili përfshinë shpenzimin e shumtë të kohës në fantazi seksuale dhe në planifikimin e sjelljeve seksuale.

Shkencëtarët zbuluan se modelet e sjelljes tek gratë mbi-seksuale ngjante në ato vëzhgimet që ishin bërë më parë tek burrat për të njëjtin problem, duke përfshirë varësinë ndaj pornografisë, masturbim të tepruar dhe imoralitet, transmeton Lajmi.net.

Pornografia gjeneron më shumë trafik në internet se çdo gjë tjetër në internet, dhe këtë po e quajnë “kokaina e re”. 

Në studim, hulumtuesit shikuan varësitë seksuale të seksit midis femrave heteroseksuale që përdorin rregullisht pornografinë në internet.

Profesorë nga Gjermania eksploruan rolin e pjesëmarrëjes dhe marrjes së kënaqësive seksuale në zhvillimin e varësisë ndaj kiberseksit.

Studimi përfshiu rreth 102 gra të reja, gjysma e të cilave ishin përdoruese të pornografisë në internet dhe të tjerat jo, dhe më pas u vlerësuan varësitë e tyre ndaj seksit.

Një eksperiment gjithashtu analizoi nivelet dhe dëshirat e tyre seksuale kur u shfaqeshin 100 foto pornografike. Profesorët thanë: “Rezultatet treguan se përdoruesit e rregullt të pornografisë i vlerësuan fotografitë pornografike më shumë dhe raportuan dëshirë shumë më të madhe për të bërë seks se sa ata që nuk e përdornin pornografinë online”.

Vlerësimi seksual i fotografive, ndjeshmëria për ngacmim seksual, sjelljet problematike seksuale dhe ashpërsia e simptomave psikologjike parashikuan tendencat e tyre drejt varësisë ndaj kiberseksit.

Autorët gjetën se varësia ndaj kiberseksit në mesin e përdoruesve femra heteroseksuale janë të njëjta me ato të meshkujve heteroseksual.