Këto janë katër modele të xhinseve që do të dominojnë këtë verë (Foto)

Këtë sezon në modë janë modelet e reja të xhinseve, në nuanca të shndritshme dhe nga materialet e lehta.

Lifestyle

19/06/2016 19:42

Në trend janë edhe modelet e gjera të cilat i lejojnë lëkurës që të marrë lehtë frymë. Këto janë disa nga modelet më të popullarizuara për ditët e verës.

XHINSE TË BARDHA

Xhinset e bardha janë shumë të mira për ditët e verës: janë shumë praktike dhe lehtë kombinohen me të gjitha pjesët e rrobave që i keni në dollapët tuaj. Mirëpo, për dallim nga xhinset ngjyrë të zezë të cilat thithin energjinë e diellit, të bardhat e refuzojnë atë. Estetika e detit është shumë e preferuar këtë sezon, ndërkaq ajo nënkupton pantallona të bardha, espadrile dhe fanella marinari.

XHINSE TË SHQYERA

Mund të themi që njëri ndër më të fuqishmit për popullaritetin e xhinseve të shqyera është reperi Kanye West. Ky model i xhinseve do t’i ndihmojë lëkurës suaj të marrë frymë, por edhe të jeni të kujdesshëm për gjatësinë e prerjeve përreth gjunjëve dhe xhepave

XHINSE TË GJERA

Me arritjen e kohës së ngrohtë, xhinset e ngushta përfundimisht mund t’i lini anash. Edhe pse janë moderne dhe theksojnë linjat, nuk do t’ju jenë edhe bash aleate në muajt e verës. Pikërisht për këtë, disenjatorë të shumtë të modës kanë prezantuar koleksione të xhinseve me këmbë të gjera, të cilat nuk e prishin siluetën mashkullore të atij që i vesh.

MATERIALE TË LEHTA ME ELASTINË

Xhinset nga materiali i trashë është diçka që askujt nuk i nevojiten në muajt e ngrohtë të verës. Me to vetëm që do të djersiteni edhe më shumë, transmeton telegrafi. Në vend të tyre, zgjidhni xhinse nga materiali teksas i cili përmban elastinë.