Këto gjëra ‘shkatërrojnë’ mëlçinë tuaj, andaj mos i bëni më

Mëlçia është pastruesja e trupit tuaj. Një mëlçi e shëndetshme kryen shumë funksione të rëndësishme të cilat e bëjnë trupin tuaj të funksionojë siç duhet.

Lifestyle

02/09/2015 16:16

Ajo rregullon nivelet e glukozës në gjak, përpunon ushqimin dhe absorbon ushqyesit nga ushqimi, i largon të gjitha toksinat dhe kimikatet e dëmshme nga trupi.

Pra, në thelb, nëse keni një mëlçi të shëndetshme, trupi juaj do t’i bëjë shumicën e funksioneve siç duhet. Por, ndryshimet e sotme të jetesës kanë bërë që mëlçia të pësojë probleme të ndryshme, madje në disa raste edhe të ketë kancer.

Disa nga shkaqet që mund të përkeqësojnë mëlçinë tuaj janë këto si më poshtë:

1. Shkuarja në shtrat vonë dhe fjetja deri vonë
Nëse shkoni në shtrat vonë për të fjetur, ju padyshim se do të zgjoheni vonë të nesërmen. Ky zakon i keq i gjumit mund të krijojë shumë probleme. Koha prej orës 23:00 në mbrëmje është e rezervuar për largimin e toksinave nga trupi juaj. Trupi ka nevojë për gjumë që të jetë në gjendje të kryejë procesin e pastrimit brenda tij, dhe nëse nuk i jepni atij sasinë adekuate të gjumit, ju do të ndaloni këtë proces, dhe me fjalë të tjera, këto toksina më pas do të bëhen shumë të këqija për ju, transmeton Lajmi.net.

2. Mos-urinimi në mëngjes
Mëlçia ka punuar tërë natën për të pastruar trupin tuaj dhe deri në mëngjes ajo dërgon shumicën e toksinave në fshikëz, kështu që nëse nuk urinoni në mëngjes, ju mund t’i mbani këto toksina brenda në trupin tuaj për një kohë më të gjatë që mund të ju shkaktojë infeksione në traktin urinar. Kështu që, çohu në mëngjes dhe shko në banjo, pasi do t’i bëni një nder shumë të madh trupit tuaj.

3. Ngrënia e tepërt
Mëlçia prodhon një lëng të ithët që është i dobishëm për zbërthimin e ushqimeve të yndyrshme. Tani nëse ju hani ushqim në sasi të tepërt, mëlçia juaj do të punojë më tepër se që duhet, e cila mund të krijojë presion të panevojshëm mbi të. Mbajeni mëlçinë të shëndetshme duke mos ngrënë tepër!

4. Pirja e alkoolit
Edhe pse mëlçia ka kapacitet që të përpunojë disa sasi të alkoolit dhe të heqë toksinat, njerëzit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 2 pije alkool. Nëse konsumoni shumë alkool atëherë mëlçia juaj nuk do të jetë në gjendje që të funksionojë siç duhet pasi që alkooli dëmton qelizat e mëlçisë. Konsumimi i alkoolit mund të qojë në sëmundje alkoolike të mëlçisë, hepatit alkoolik dhe cirrozë alkoolike – dhe këto kushte mund të çojnë më vonë edhe në kancer të mëlçisë. Pra, mos pini alkool, që të keni një mëlçi të shëndetshme. (Lajmi.net)