Këtë pjesë të trupit gjysma e botës harron ta lajë kur bën dush

Ju laheni rregullisht, keni mësuar mënyrën e duhur të larjes së flokëve dhe keni një larës fytyre enkas për llojin tuaj të lëkurës.

Lifestyle

15/05/2017 01:26

Por a e dini që ka një pjesë të trupit, që me siguri nuk po e lani mjaftueshëm? Po flasim për kërthizën zonja dhe zotërinj, dhe kjo duhet të ndryshojë!

Kërthiza injorohet mjerisht nga pjesa më e madhe e personave gjatë dushit, gjë që bën që ajo të jetë një vatër e vogël mikrobesh në trupin e çdokujt.

Ekspertët e dermatologjisë kanë opinione të ndryshme përsa u përket metodës së larjes së kërthizës, por duket se të gjithë ata bien dakord në një pikë: larja *delikate* e përditshme është një domosdoshmëri.

Ndaj, në dushin e radhës, mos e neglizhoni kërthizën tuaj./Gazeta Blic/