Këta janë tre më të votuarit e PDK-së në Drenas

Drenasi është njohur gjithmonë si bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme

13/06/2017 15:06

Në këtë qytet subjekti që drejtohet nga Kadri Veseli në zgjedhjet e 11 qershorit ka fituar 77,46 për qind.

Por për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare, PDK pikërisht në këtë qytet ka humbur rreth 5 mijë vota, pasi që në zgjedhjet e viti 2014, ajo  kishte fituar 19.116 vota

Klan Kosova merr vesh nga burime të saj se tre nga kandidatët që kanë marrë më së shumti vota gjatë zgjedhjeve të së dielës janë: Kadri Veseli, Bislim Zogaj dhe Sala Berisha-Shala.