Këta janë deputetët e LDK-së që humbën numër të madh votash (Foto) – Lajmi.net
Këta janë deputetët e LDK-së që humbën numër të madh votash (Foto)
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 23:51, 17 June 2017
Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit ka humbur një numër të madh votash, dhe kjo është vërejtur edhe te lista e kandidatëve.

Ismet Beqiri, Arben Gashi, Armend Zemaj, Anton Quni, Blerim Grainca e Bardhyl Meta kanë humbur një sasi të madhe të votave. Bëhet fjalë për 70 përqind të votave të numërua, merr vesh lajmi.net.

Beqiri në zgjedhjet e vitit 2014 kishte pasur mbi 17 mijë vota, kurse në këto zgjedhje sipas rezultateve të para ka 6 mijë e 229 vota, pra ka humbur mbi 11 mijë vota.

Afro 10 mijë vota i ka humbur edhe Haki Demolli. Në zgjedhjet e fundit ai kishte pasur mbi 14 mijë vota, kurse në zgjedhjet që u mbajtën javën e kaluar ka siguruar rreth 5 mijë vota.

Numër të madh të votave ka humbur edhe Armend Zemaj. Në këto zgjedhje ai ka marrë 5 mijë e 554 vota, kurse në zgjedhjet e kaluara kishte pasur mbi 11 mijë vota, raporton lajmi.net.

Mbi 5 mijë vota i ka humbur edhe Arben Gashi. Ky kishte pasur gati 15 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2014, kurse në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka marrë më shumë se 8 mijë e 447.

Nga 4 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara i kanë humbur edhe Blerim Grainca e Anton Quni, kurse tre mijë tjera i ka humbur Bardhyl Meta.

LDK-ja në këto zgjedhje ishte në koalicion me AKR-në dhe Alternativën. /Lajmi.net/

Tabela 1: Zgjedhjet 2017

 

 

333

Tabela 2-3: Zgjedhjet 2014

Fjalët kyçe: LDK

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball