Kështu e uron për ditëlindje të ëmën Anxhelina Hadërgjonaj!

Artistja shqiptare, Albërie Hadërgjonaj feston sot ditëlindjen e 43-të.

ShowBiz

15/09/2018 13:00

Me ç’rast nuk ka munguar as urimi i veçantë i vajzës së saj, Anxhelinës e cila ka postuar disa fotografi, shkruan lajmi net.

Ajo ndau me ndjekësit disa imazhe në Instagram, në të cilat thotë fjalë tejet të mira për të ëmën. “Inspirimi im në jetë për gjithçka, Urime ditëlindjen mam. Nëna ime e bukur, të dua shumë. Jeta ime ti e meriton botën”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Anxhelina do të rikthehet në muzikë pas më shumë se 6 vitesh me projekt që synon tregun ndërkombëtar. /Lajmi.net/