Kështu e pret i fejuari Afërditën në shtëpi

Vitin që kemi lënë pas, Afërdita Dreshaj është fejuar me Jukub Kindl.

ShowBiz

17/03/2018 10:41

Nuk kaloi shumë kohë dhe modelja njoftoi se këtë verë do të kurorëzojë dashurinë me martesë, shkruan lajmi.net.

Tashmë ajo ka filluar përgatitjet për dasmë dhe në adresë të saj kanë filluar të vijnë edhe dhuratat e para.

Pasi u kthye nga udhëtimi në të cilin ishte, Afërdita gjeti një dhuratë të ëmbël në shtëpi, që ishte një filxhan kafeje me mbishkrimin “A më bënë kjo unzë të dukem e fejuar? Zonja e ardhshmeKindl”.

Para lidhjes me Jakubin, Afërdita ka qenë bashkë me këngëtarin Shpat Kasapi. /Lajmi.net/