Kështu duhet të notosh

Fotografi të jashtëzakonshme janë kapur në ‘Shingle Creek Park’ të Kissimmees, në Florida të SHBA-ve. Në fakt, një breshkë nënë, e mëson beben e saj të notojë, duke ia treguar ‘strategjinë’. Breshka e vogël kishte hipur mbi trupin e nënës së saj, duke i mësuar hapat e parë të notit. “Isha duke e vizituar një…

Lifestyle

10/12/2013 19:00

Fotografi të jashtëzakonshme janë kapur në ‘Shingle Creek Park’ të Kissimmees, në Florida të SHBA-ve. Në fakt, një breshkë nënë, e mëson beben e saj të notojë, duke ia treguar ‘strategjinë’. Breshka e vogël kishte hipur mbi trupin e nënës së saj, duke i mësuar hapat e parë të notit.

“Isha duke e vizituar një park lokal, kur duke kaluar nga liqeni, duke bërë fotografi, kur papritmas i pash breshkat. Mu desh të shikoja dy herë, sepse nuk po e besoja atë që po e shihja. Fillimisht, mendova se ishte një skulpturë, e vendosur atë” theksoi studentja fotografe, Maria Manzano.

“Por, më pas e vërejta se ishin duke i lëvizur këmbët dhe qafën, dukej sikur po notonin në mënyrë të sinkronizuar. Ajo që mu duk edhe më e jashtëzakonshme ishte se ato nuk dukeshin të frikësuara nga prezenca ime. Ishte fascionuese, ta shohësh prindin duke e mësuar fëmijën”, përfundoi 21 vjeçarja.