Kështu do të kurohet mbipesha në të ardhmen

Mund të tingëllojë keq, por këto pilula që përbëhen nga fekale mund të ndihmojnë në humbjen në peshë.

Lifestyle

20/01/2016 02:10

Në fakt, kërkuesit në Massachusetts General Hospital do i testojnë këto pilula të veçanta tek 20 pacientë obezë sipas raportimeve të “Quartz”. Çdo ditë, për gjashtë javë, këta pacientë do të konsumojnë këto ilaçe të cilat përbëhen nga fekalet e dikujt tjetër ndërkohë që mjekët do monitorojnë ndryshimin e tyre në peshë .

Ideja është që ka disa mikroorganizma që mund të gjenden në fekalet e një personi tjetër të cilat zhvendosen tek marrësi. Këto eksperimente janë bërë më parë tek minjtë dhe duket se ka pasur rezultate.

Studiuesit nxorrën konkluzionin se ka një lidhje shkak-pasojë midis mikroorganizmave që ndodhen në zorrët e njeriut dhe thanë se është e mundur të parandalohet zhvillimi i obezitetit duke përdorur këtë teknikë.  Një tjetër studim raportoi se sa më të shumëllojshme të jenë mikroorganizmat në zorrë, aq më pak prirje ka për të qenë obezë.

Në 2014-ën kërkuesit e Cornell University nga Departamenti i Biologjisë Molekulare dhe Gjenetikës, zbuluan se ka disa ndryshime të caktuara tek mikroorganizmat që mund të ndikojnë në obezitet.