Këshilltarit i Haradinajt kërkon nga LDK ta votojnë demarkacionin bashkë me raportin e Bulliqit

Ramush Haradinaj ka vendosur që nëpërmes këshilltarit të tij Halil Matoshit t’u drejtohet deputetëve të LDK’së. Matoshi u ka kërkuar këtyre të fundit që ta votojnë në pako marrëveshjen me Malin e Zi.

Lajme

22/02/2018 18:40

Postimi i tij i plotë:

Forcat patriotike-kushtetuese të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës, e sidomos LDK si parti institucionaliste, duhet t’i braktisin kalkulimet politike dhe ta votojnë ligjin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në paket, marrëveshjen si akt ndërkombëtar sëbashku mexrapirtin e Komisionit dhe anejs-marrëveshjen: Deklaratën e dy presidentëve. Vetëm kështu fitojnë të gjithë, pa humbur territorin dhe ftyrën!?

Dhe për ta mbrri liberalizimin që është kërkesë qytetare!

Nesër të gjithë mund të pendohen e dikush edhe të koritet!?

E ftoj publikusht lidershipin e LDK-së që të manifestojë moral të lartë politik dhe patriotizëm konstitucional dhe t’i votojë në pako tre materiet!