Këshilltari i Presidentit: Vitet nukleare të Thaçit

Këshilltari i presidentit Thaçi, Ismail Syla, për 50 vjetorin e lindjes së presidentit Thaçi, ka bërë një urim të veçantë.

Lajme

24/04/2018 16:55

Ai ka shkruar se presidenti Thaçi që 20 vjet ka bërë jetë  të suksesshme publike.

“Asnjë lider i fundviteve nëntëdhjetë të shekullit të shkuar e deri më sot nuk është në skenën politike kaq gjatë sa  lideri Thaçi. Kanë shkuar politikanë rajonalë në pensionim politik, kanë shkuar në pensionim politik ose dhe nga jeta edhe liderë shqiptarë, e Hashim Thaçi i rezistoi kaq gjatë jetës politike”, ka shkruar Syla.

Ky është postimi i tij i plotë:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditëlindjen e pesëdhjetë, pra, në gjysëm shekullin e tij,  pavarësisht relacioneve zyrtare, meriton një urim të veçantë në facebook.

Janë disa njerëz që jetën e jetojnë me një intenistet dhe denduri ngjarjesh sa brenda një viti kanë tri e më shumë vite. Dhe vërtet jeta matet jo me kohëgjatësi kalendarike, po me ngjarje dhe të bëma.

Presidenti Thaçi që 20 vjet ka bërë jetë  të suksesshme publike. Asnjë lider i fundviteve nëntëdhjetë të shekullit të shkuar e deri më sot nuk është në skenën politike kaq gjatë sa  lideri Thaçi. Kanë shkuar politikanë rajonalë në pensionim politik, kanë shkuar në pensionim politik ose dhe nga jeta edhe liderë shqiptarë (Berisha, Nano, Rugova etj), e Hashim Thaçi i rezistoi kaq gjatë jetës politike.

Hashim Thaçi ishte lider në luftë, lider i rëndësishëm dhe i patejkalueshëm në opozitë, lideri më jetëgjatë në pozitë (dy mandate) si kryeministër i pavarësisë së Kosovës dhe tash president i Republikës së Kosovës.

Ndoshta përkufizimin më të mirë të profilit të tij politik të ardhshëm e bëri ish sekretarja amerikane e shtetit znj. Madeleine Albright , e cila që në vitin 1999 kishte vërejtur se Hashim Thaçi kishte vizionin në të cilin ajo besonte, vizion që i kishte munguar Kosovës.

Çdo e arritur politike e Kosovës prej 1999 e deri më tani mban vulën e Hashim Thaçit.

Nga 50 vjet jetë, 20 prej tyre, po u shprehëm me gjuhën e fizikës, ishin vite nukleare.

Edhe shumë e shumë tjera President!