Këshilltarët e Jahjagës paguhen më shumë sesa Kryeministri (Video)

Këshilltarët e presidentes Atifete Jahjajga dalin të jenë më të paguar se sa kryeministri dhe vartësit e tij për punën qe bëjnë. Të paktën kështu rezulton në bazë të deklarimeve qe figurojnë në Agjencinë Anti Korrupsion.

Lajme

24/05/2015 09:02

Gazeta Tribuna shkruan se këshilltari i lartë politik për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, Arbër Vllahiu për punën që bën paguhet 1,772 euro në muaj.

Hiç më keç nuk qëndron as këshilltarja tjetër për politikë e presidentes, Antigonë Baxhaku-Idrizi. Kjo e fundit, në bazë të deklarimeve të fundit në Agjencinë Anti Korrupsion, ka deklaruar se merr pagë në vlerë prej 1,668 eurosh në muaj.

Në anën tjetër, 17,318 euro është shuma vjetore qe merr kryeministri i Kosovës për punën e tij. Nëse këtë shumë e pjesëtojmë për 12 muaj, i bie që i pari i Ekzekutivit merr 1,443 euro në muaj si kryeministër i Kosovës, ose 329 euro me pak se Arbër Vllahiu. (Tribuna Channel)

YouTube player