Këshilla për depilim të suksesshëm dhe pa dhimbje

Depilimi është mënyra më e përhapur kur bëhet fjalë për largimin e qimeve të padëshiruara nga trupi dhe shumica e femrave e rekomandojnë për shkak se i ka disa përparësi në krahasim me metodat tjera.

Lifestyle

08/03/2016 23:01

Më e mira te depilimi është se qimet largohen nga rrënja dhe lëkura mbetet e butë dhe e lëmuar 2-6 javët e ardhshme, ndërsa ana negative është se ka dhimbje.

Sigurisht që do te pajtoheni që depilimi është sinonim i dhimbjes. Intensiteti i dhimbjes varet se cilën pjesë të trupit e depilojmë, por gjithashtu edhe vetë personi. Disa e përshkruajnë dhimbjen si të padurueshme dhe që zgjat shumë ndërsa të tjerët si dhimbje momentale të vogël.

Lajmi i mirë është që ekzistojnë disa gjëra qe mund ti bëni që të keni depilim të padhembshëm dhe ti largoheni iritimit (skuqjes) së lëkurës.

PARA DEPILIMIT

Asnjëherë mos u depiloni 1 javë para ciklit menstrual. Në periudhën para ciklit menstrual lëkura është më e ndjeshme, prandaj edhe dhimbja është më e madhe.

Mos konsumoni kafe dhe alkool disa orë para depilimit. Kafeja dhe alkooli e bëjnë lëkurën më të ndjeshme, prandaj nuk është mirë ta konsumoni disa orë para depilimit sidomos nëse keni vendosur të bëni depilim Brazilian (depilim në zonen intime).

Merrni një aspirin që ta zvogëloni dhimbjen. Rreth 30-45 minuta para depilimit merrni një aspirin. Ai nuk to ta bëjë depilimin krejtësisht pa dhimbje por do t’u ndihmojë që ta përballoni më lehtë.

Sigurohuni që qimet kanë gjatësi të mjaftueshme.Nuk do të mundeni ti largoni qimet me sukses nëse janë më të shkurta se 5mm. Nga ana tjetër nëse qimet janë më të gjata se 1.5cm dhimbja është më e madhe. Prandaj mundohnuni që kur të depiloheni qimet most të jenë as shumë të shkurta as shumë të gjata. Shkurtoni me gërshërë nëse janë më të gjata sesa gjatësia normale.

Bëni dush me ujë të nxehtë para depilimit. Uji I nxehtë i hap poret dhe qimet dalin më lehtë. Fshijeni / tereni trupin mirë para se të filloni me depilim.

GJATË DEPILIMIT

Mos vini akull. Me qëllim që ta zvoglojnë dhimbjen disa femra vendosin akull mbi lëkurë të depiluar.Por aspak nuk preferohet ta bëni atë para se ta vini dyllin (depiluesin )përshkak se akulli i mbyll poret dhe e shtrëngon lëkurën, dhe ashtu qimet dalim me më shumë vështirësi.

Vendosni shtresa të holla të dyllit. Duhet të veni shtresë të holle të dyllit në drejtim të rritjes së qimeve. Nëse vendosni shtresë të trashë dhimbja është më e madhe.

Shfrytëzoni traka më të vogla. Do të hargjoni më shumë kohë, por do t’iu ndihmojë që dhimbja të jetë më e vogël. Shumë femra tregojnë që në përgjithësi depilimi është më i padhimbshëm kur përdorin traka të vogla.

Merrni frymë thellë.Dhimbja i detyron femrat që të shtëngohen gjatë depilimit. Por është e rekomanduar e kunërta- lirohuni dhe merrni frymë thellë.

Emitoni kollitje. Në disa pjesë të trupit depilimi është ankth i vërtetë. Që ta zvogëloni dhimbjen , tërhiqjani vëmendjen trurit, derisa e tërhiqni trakën kolluni-me të vërtetë ndihmon.

Pas tërheqjes së trakës, shtypeni vendin. Menjëherë pasi që e keni tërhjekur trakën shtypeni vendin me gishtin e madh të shuplakës së dorës. Kjo do t’u ndihmojë që ta zvogloni dhimbjen.

PAS DEPILIMIT

Veni akull. Në folje të najllonit veni disa kocka akull dhe disa minuta freskoni vendet që i keni depiluar. Ajo edhe do ta zvoglojë dhimbjen edhe do ta largojë iritimin (skuqjen) e lëkurës që paraqitet pas depilimit.

Lyni me vaj nga druri i çajit. Ky vaj në mënyrë natyrale e pastron lëkurën dhe e zvoglëlon ndezjen, , e zvogëlon dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e plagëve. Por nëse nuk keni vaj nga druri i çajit mund të përdorni edhe losion me aloe vera.

Disa orë mos bëni dush. Posaqërisht mos bëni dush me ujë të nxehtë përshkak se ashtu do ta iritoni lëkurën.

Mos vishni rroba të ngushta. Robat e ngushta fërkohen për lëkure dhe e iritojnë. 24 orë pas depilimit përdorni rroba të gjëra dhe të pambukut.

Nëse jeni në pushim mos hyni në ujë ditën e njejtë. Uji i ndotur i liqenit dhe uji i kripur i detit shkakton skuqje dhe ndezje, gjithashtu mund të shkaktojë edhe paraqitjen e puqrrave.

Mos u rrezitni 24 orë para dhe pas depilimit. Rrezet ultraviolete e bëjnë lëkurën të ndieshme prandaj është më mirë të rrini nën hijë.

Mos përdorni solarium dhe saunë në 2 ditët e ardhshme. Shmanguni nga sauna dhe solariumi së paku 48 orë deri sa të pushojë lëkura mirë pas depilimit.