Kërkohet “Xhip” 4×4 për ministrin Pal Lekaj

Një veturë me qera po kërkohet për ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lajme

18/01/2018 17:21

Ministri Lekaj po shihet shpesh nëpër zona të thella të Kosovës. Diku po inspekton punimet e diku po tregon se rrugët janë të qarkullueshme kur po bije borë e cila nuk po zgjat. Që të kryej këto inspektime, ka menduar që të jetë më komod e më i sigurt.

Një veturë të tipit xhip 4×4 ka menduar që do të ishte më e përshtatshmja për udhëtimet e tije. Zyra e prokurimit të Ministrisë së Infrastrukturës ka hapur tender me titull “Veturë me qira për Ministrin e MI-se,Xhip 4×4”, shkruan lajmi.net.

Vetura është menduar të mos blihet, por të merret me qera për një vit dhe prokurimi i ministrisë ka ndarë fiks 30 mijë euro për këtë shërbim një vjetor.

Kompanitë të cilat posedojnë këso lloje të veturës mund të ofertojnë deri më 8 shkurt. /Lajmi.net/