Kërkohet angazhim shoqëror për pronësinë e grave – Lajmi.net
Kërkohet angazhim shoqëror për pronësinë e grave
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleSociale 12:25, 13 July 2017
Gjatë shpalljes së rezultateve të studimit për pronësinë në Kosovë u tha se duhet angazhim shoqëror që gratë të kenë pronë.

Teksa USAID-i prezantoi sot rezultatet e Studimit Nacional Afatmesëm për të Drejtat Pronësore në Kosovë, u kërkua angazhim për pronësinë e grave.

Në tryezë Paul Vaca drejtor për Program dhe Politika në Zyrën e USAID-it kërkoi përmirësim të kornizës ligjore për pronësinë e grave.

“Në Kosovë gratë po hasin në shumë probleme për të realizuar të drejtat e tyre në pronë dhe thelbësore për këtë është edhe përmirësimi i kornizës ligjore por gjithahtu duhet angazhim i tërësishëm i shoqërisë”, tha Vaca.

Ai shprehu krenarinë e tij që USAID po përkrah reformën thelbësore për të drejtat pronësore në Kosovë.

“E drejta e pronës është fundamentale dhe një detyrë esenciale e sundimit të ligjit dhe premise e ekonomisë së lirë të tregut”, tha më tutje Vaca.

“Drejtësia në Kosovë” në prill të këtij viti ua kushtoi një emision ligjeve që po ndryshohen për të mundësuar trashëgimi më të lehtë për gratë në Kosovë.

Në raport me një studim të vitit 2015, është rritur përqindja e burrave që përkrahin të drejtat e barabarta në pronë të grave e burrave. 56 për qind të burrave e përkrahnin këtë barazi në 2015-ën, ndërsa tash kjo përqindje është rritur në 72.

Edhe njohuritë për të drejtat e pronësisë janë rritur te gratë në raport me 2 vjet më parë. Derisa në 2015-ën vetëm 14 për qind e tyre kishin njohuri për të drejtat që u takonin, tyash kjo përqindje është ngritur në 37.

Edhe përqindja e grave që kanë iniciuar procedurat për trashëgimi është rritur nga 0.3 për qind në 3 për qind.

Edhe përqindja e grave që kanë trashëguar pronë është rritur nga 3.8 në 7.5 për qind.

Më së shumti gra trashëgojnë pronë në Prizren- 25 për qind, e dyta renditet Prishtina me 16 për qind, pastaj vjen Gjakova me  14 për qind dhe Mitrovica me 10 për qind.

Sipas studimit, 9 për qind të grave kanë pronë të përbashkët, 8.7 për qind kanë blerë vetë, 7.5 për qind kanë trashëguar pronë, 5 për qind kanë më shumë se një pronë. /Kallxo.com/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball