Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet në Lezhë

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg nga drejtësia italiane është arrestuar nga policia e Lezhës.

Lajme

31/05/2016 20:03

Në kuadër të operacionit të koduar “LEISTUNG” u arrestua Arben Pershqefni, 45 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Torino, Itali, me vendim nr. 3385/11  N. 627/R.G.APP, datë  25.10.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim,  për veprën  penale  “Shkelje të ligjit mbi drogën në bashkëpunim”  të parashikuar nga nenet 110 i Kodit Penal Italian dhe neni 73 i Dekretit 309/90”, sqaron policia.

Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 3  muaj e 27 ditë burgim. Materialet  procedurale  do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje të mëtejshme.