Kërcënim për bombë në trenin në relacionin Sofje-Selanik

Treni i shpejtë ndërkombëtar në relacionin Sofje-Selanik, sot detyrimisht u ndal në stacionin hekurudhor në Bllagoevgrad.

Bota

11/11/2015 20:07

 

Treni i shpejtë ndërkombëtar në relacionin Sofje-Selanik, sot detyrimisht u ndal në stacionin hekurudhor në Bllagoevgrad, pas marrjes së një kërcënimi anonim se në të është vendosur një mjet shpërthyes.

Siç lajmëroi BTA, pas marrjes së kërcënimit treni është ndalur në Bllagoevgrad dhe në pajtim me procedurat e sigurisë të gjithë 60 udhëtarët janë detyruar për t’i braktisur vagonët.

Pres-shërbimi i “Holdingut Hekurudhat shtetërore bullgare” kumtoi se pas bastisjes së kryer nga ana e shërbimeve të specializuara, treni e ka vazhduar udhëtimin me 51 minuta vonesë.

Para nisjes së trenit, nga kompozimi është shkëputur vagoni i fundit, i cili ka mbetur në stacionin hekurudhor në Bllagoevgrad.