Keniasi i ri ofron lopë, dele e dhi për dorën e vajzës së Obamës

Plotë 50 lopë, 70 dele e 30 dhi...dhe në këmbim të gjithë kësaj pasurie, kërkon dorën e vajzës 16-vjeçe të presidentit amerikan, Barack Obama.

Bota

26/05/2015 20:59

obamaKjo është oferta që mbërrin nga Kenia. Një i ri, jurist me profesion, i cili zotëron edhe një fermë, deklaroi për mediat vendase interesimin e tij për vajzën e çiftit presidencial amerikan.

Felix Kiprono tha për gazetën “The Nairobian” se ishte interesuar për Malian që në vitin 2008, e për më tepër premton besnikëri ndaj saj…gjithmonë nëse Barack Obama do të pranojë lopët, delet dhe dhitë.

“Në fakt nuk kam fjetur me asnjë femër dhe i premtoj që do t’i jem besnik vetëm asaj”, thotë Kiprono, transmeton Top-Channel.

Aq serioze është oferta, sa Kiprono po planifikon t’i dërgojë një letër presidentit amerikan që gjatë vizitës së tij në muajin korrik në Kenia, vendlindja e të atit të Barack Obamas, të marrë me vete edhe vajzën Malia.

“Do të jetojmë një jetë të thjeshtë, si burrë e grua. Do të mësoj Malian se si të mjelë një lopë, si të gatuajë qull misri dhe si të bëjë gjizën, si çdo grua tjetër keniase”, tha ai.