Keni thonjë të dobët dhe që thyhen? Ja çfarë duhet të bëni

Sa frustruese është të të thyhen thonjtë pikërisht kur këta të fundit kanë arritur atë gjatësi ideale për t’i lyer apo për t’i bërë tek estetistja?

Lifestyle

27/02/2018 14:14

Thonjtë e dobët, thyerja e tyre mund të jenë shenjë e një problemi shëndetësor apo mangësie vitaminash,  por nëse ju nuk vuani nga asnjë nga problemet për të cilat është shkruar në artikullin e mësipërm, duhet të dini se përmes disa trukeve në kushte shtëpie mund të forconi thonjtë brenda pak javësh.

Vitamina E

Podiatri Carolyn Siegal rekomandon lyerjen e thonjve dhe kutikulave me vitaminë E. Çani kapsulën e kësaj vitamine dhe me vajin e saj lyeni thonjtë. Për të vepruar më mirë, aplikojeni në mbrëmje në mënyrë që mos t’i lani duart deri në mëngjes.

Hidratoni kutikulat!

Vaji i kokosit është jashtëzakonisht hidratues, por këtë produkt duhet ta kombinoni me dyllin e bletës (ose mjaltë). Ngroheni vajin e kokosit në një tigan derisa të shkrihet dhe përziejeni me pak mjaltë.

Përziejeni deri sa të arrijë konsistencën që dëshironi e me të lyeni thonjtë e kutikulat !

Manikyri i thonjve ndihmon që thoi të arrijë të ruajë lagështinë natyrale, ndaj nëse deri tani keni menduar se manikyri i dëmton thonjtë, keni gabuar! Megjithatë pastruesin e manikyrit (açetonin) nuk duhet ta përdorni më shumë se një herë në javë ! Kini kujdes gjithashtu me limën e thonjve sepse ju mund të limoni shtresën e parë të thoit duke e dëmtuar atë.

Mbani gjithmonë doreza kur përdorni detergjentë të ndryshëm, kur lani veshje me dorë, apo qoftë edhe enët.

Dizinfektanti i duarve nuk është miku më i mirë i thonjve! Alkooli, edhe pse vret mikrobet, gjithashtu than lëkurën, thonjtë dhe kutikulat. RemedyDaily