Keni alergji nga bari? Këto ushqime ju ndihmojnë ta luftoni në mënyrë natyrale

Shumë herë, disa ilaçe kundër alergjive mund të prodhojnë efekte anësore shumë të pakëndshme.

Lifestyle

07/07/2016 09:20

Herë me marrje mendsh, tërë kohën i/e përgjumur e shumë efekte tjera, por ndoshta nuk e keni ditur që ka disa ushqime që ua lehtësojnë shumë më mirë këtë, transmeton lajmi.net.

Teshtitje të pandërprerë, hundët vazhdimisht ju rrjedhin, sytë ju pikojnë lot edhe në të nxehtit më të mirë, keni probleme edhe me fyt, këto janë disa ushqime që ju ndihmojnë shumë për të lehtësuar këtë alergji që sa herë dilni në natyrë detyroheni të ktheheni në shtëpi.

  1. Hani sa më shumë Fruta dhe Perime, sidomos speca dhe qepë, sepse ju ndihmojnë të parandaloni histaminën (një kompleks që lëshohet nga qelizat dhe ka reaksione alergjike dhe inflamatore, duke shkaktuar kështu tkurrjen e muskujve).

Preferohet të merrni nga 250-600 mg në tri herë në ditë, rreth 10 minuta para se të hani       ushqimet tjera.

  1. Ananasi, gjithashtu është një ushqim i fuqishëm anti-inflamator, i cili është i dobishëm për uljen e alergjive sidomos hundës dhe sinusve. Me një dozë prej 90mg në ditë, mendohet të jetë tepër e dobishme.
  2. Vitamina C, është shok i fuqishëm për të ndihmuar sistemin imunitar. Ajo parandalon sekretimin e histaminës.

Për të reduktuar këtë simptomë, preferohet të merren 2g në ditë, megjithatë marrja e 1g vitamine C bënë që trupi juaj të kërkojë konsumimin e disa luleshtrydheve, për të plotësuar sa më lehtë këtë alternativë. /lajmi.net