Kënga e njohur “All I want for Christmas is you” do të bëhet film (Foto)

Mësohet se ky film do të vijë nga “Universal Studios Home Entertainment” dhe do të shfaqet në kinema fundvitin e ardhshëm.

ShowBiz

23/03/2017 09:37

Këngëtarja e njohur Mariah Carey, ka menduar që tani dhuratën që do i bëjë fansave të saj për krishtlindje.

Ajo me anë të një postimi në “Twitter”, lajmëroi se kënga e saj e njohur festive “All I want for Christmas is you”, do të bëhet film, përcjell metro.

Mësohet se ky film do të vijë nga “Universal Studios Home Entertainment” dhe do të shfaqet në kinema fundvitin e ardhshëm.