Kënga e javës – ‘Shumë pis’ nga Era dhe Ledri

Hiti i javës së parë të top listës së Lajmi.net është kënga ‘Shumë pis’ nga Era Istrefi dhe Ledri Vula.

ShowBiz

21/07/2015 14:16

Fansat kanë votuar gjatë gjithë javës dhe kanë vendosur që kënga më e mirë e kësaj jave është hiti ‘Shumë pis’ nga dyshja Era dhe Ledri.

Kënga ka marrë mbi 1000 vota ndërsa as këngët tjera nuk kanë mbetur më pak të votuara.

Kjo është java e parë e top listës nga Lajmi.net ndërsa votimi për javën e dytë do të dalë nesër, ku dy këngët me më pak vota do të zëvendësohen me dy këngë tjera.

Në këto pozita janë rankuar këngët e kësaj jave, sipas votave të marra:

10. Kohën me kthy – Kaltrina Selimi

9. Nallane – Flori ft. Vicky Dj

8. Jo Jo – Blero ft. Onat

7. Kalle – Adrian Gaxha ft. Lindon

6. Ti don – Dhurata Dora

5. Te ti – Dafina Zeqiri

4. Love me – Elvana Gjata ft. Bruno

3. Soul Killa – Enca

2. Premtimet – Kida ft. Mozzik

1. Shumë pis – Era ft. Ledri

(Lajmi.net)