KDI: Kuvendi i Kosovës, institucion transparent

Në një tryezë, deputetë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile po diskutojnë për punën e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

16/05/2018 11:44

Në këtë diskutim të organizuar nga KDI po merr pjesë edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në një raport të prezantuar, Albert Krasniqi nga KDI tha se Kuvendi i Kosovës ka shënuar progres në transparencë, duke prezantuar në vazhdimësi procesin e hartimit të ligjeve dhe debatin me qytetarë, por edhe sa i përket financave të shpenzuara nga Kuvendi.

Mirëpo, ajo çka mbetet shqetësuese është debati politik e që po lë anash temat konkrete për t’u adresuar./Lajmi.net/