KDI kërkon të fillojë krijimi i Bordit të Mitrovicës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), u ka bërë thirrje komunave veriore të respektoj ligjet e Kosovës . KDI ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkurtimin e buxhetit 15%, është kundërligjor.

Lajme

18/03/2014 12:06

KDI është e shqetësuar me statutet e tri komunave veriore të Kosovës, pasi aty ka shumë shkelje  të së paku gjashtë ligjeve të Kosovës, ka thënë Jetmir Bakia, nga ky institut.

“Këto komuna nuk kanë respektuar dispozitat ligjore për kompetencat e komunave të dhëna me ligj, kanë tejkaluar kompetencat e zgjedhuara, nuk kanë respektuar dispozitën ligjore për Asociacionin e Komunave, dispozitën për bashkëpunim ndërkufitar, burime financiare, por edhe respektimin e kufijve administrativë komunal”.

“KDI u bënë thirrje komunave veriore që të respektojnë ligjet e Kosovës, në përpikëri, të respektojnë afatet ligjore dhe të fillojnë tu shërbejnë qytetarët e komunave të tyre për çka edhe janë zgjedhur”, ka thënë Bakia.

KDI bënë thirrje të fillojë së krijuari Bordi i Mitrovicës siç parashihet me nenin 7 dhe 8 të Ligjit për Kufijtë Administrative të Komunave.

KDI ka vlerësuar po ashtu se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkurtimin e buxhetit 15% në “mallra” dhe “shërbime”, përveç që është i ngutshëm dhe për arsye të para- fushatës, nga kryeministri Hashim Thaçi, është edhe kundër ligjor për shkak se shkel Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, gjegjësisht nenin 2.3 të këtij ligji.