Kardashianët ‘injorojnë’ Ritën në “People’s Chance Awards”

Dy ditë më parë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve "People's Chance Awards".

ShowBiz

13/11/2018 08:34

Familja Kardashian ishin në mesin e të ftuarve të këtij eventi, madje janë shpërblyer edhe me çmim, shkruan lajmi.net.

Duket se Kardashianët ende nuk e kanë në qejf Rita Orën, e cila vite më parë ishte në lidhje me vëllain e tyre, Rob Kardashian.

Sipas medieve të huaja, Kardashianët injoruan tërësisht performancën e Rita Orës me “Let You Love Me”, në People’s Chance Awards.

Një dëshmitar okular pohon për “Hollywood Life” se ato nuk po e ndiqnin aspak Ritën teksa po këndonte, përveç Khloe e cila duartrokiti  në një moment atë. /Lajmi.net/