Kapet shqiptari me 1 kg. e gjysmë heroinë

Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar paraditen e sotme në qarkun 9 të qytetit një person dhe ka konfiskuar me këtë rast 1500 gramë drogë të tipit heroinë si dhe mbi 20 mijë franga para të gatshme.

Lajme

27/04/2016 18:36

Policët me rastin e kontrollimit të një lokali në orën 8 e 30 kanë hasur në një person të dyshimtë.

Pas kontrollimit të çantës së tij të shpinës, ata kanë gjetur dhe kanë konfiskuar te shqiptari 30 vjeçar 150 gramë heroinë, shkruan albinfo.ch duke iu referuar policisë së Cyrihut.

Më vonë në vendstrehimin e tij kanë gjetur edhe 1400 gramë të tjera të heroinës si dhe më shumë se 20 mijë franga, të ndara në shuma të imta, adekuate për tregti droge me pakicë. 30 vjeçari është arrestuar dhe i është dorëzuar prokurorisë si dhe Zyrës për Migracion të Kantonit.

Është konstatuar se shqiptari po qëndronte ilegalisht në Zvicër, pasi që ai kishte një ndalesë hyrjeje në këtë vend deri në vitin 2018.