Kapet polici shqiptar me 10 kg drogë

Një  oficer policie është vënë në pranga mbrëmjen e sotme me 10 kilogram drogë.  Burime nga policia shqiptare thanë se në pranga është vënë oficeri me inicialet Z. M.

Lajme

12/04/2016 23:11

Oficeri i policisë ishte duke transportuar 10 kilogramë kanabis sativa në momentin që është arrestuar nga kolegët e tij.

Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur është ndaluar nga oficerët e antidrogës si dhe agjentët e SHKB-së.

Operacioni policor është kryer në Shkodër, shkruan syri.net.