Kapet polici shqiptar me 10 kg drogë
Një oficer policie është vënë në pranga mbrëmjen e sotme me 10 kilogram drogë. Burime nga policia shqiptare thanë se në pranga është vënë oficeri me inicialet Z. M.

Lajme
Oficeri i policisë ishte duke transportuar 10 kilogramë kanabis sativa në momentin që është arrestuar nga kolegët e tij.
Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur është ndaluar nga oficerët e antidrogës si dhe agjentët e SHKB-së.
Operacioni policor është kryer në Shkodër, shkruan syri.net.