Kapet në Rinas i dënuari me 25 vjet burg në Itali

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 25 vjet e 6 muaj burg.

Lajme

27/04/2016 21:47

 

Burime nga policia thanë se gjatë përpunimit në hyrje të dokumentacionit të shtetaseve u bë arrestimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar : Dritan BEQIRAJ ( Bakalli) 43 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali me datë 21.03.2016.

Gjykata e Apelit të Firences/Itali me vendimin nr.1340/2011 RG nr-3536/2008 nr 4740/2009 rgnr dt 06.12.201 datë 24.07.2007 e ka dënuar me 25 vjet dhe 6 muaj burg për veprat penale “Rrëmbim personi”, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” & “Mbajtje lëndësh narkotike”./lapsi.al