Kapet 21-vjeçari shqiptar që lëvizte me biçikletë dhe kallashnikov

Një 21-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm pas informacioneve që dispononte policia, se i riu lëvizte me biçikletë dhe mbante me vete një automatik AK-47 me 30 fishekë.

Lajme

23/05/2016 11:24

Policia e Tiranës bën me dije se efektivët e Komisariatit Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë Ervis Kovaçin.

Arrestimi i tij vjen disa ditë pasi ishte mbajtur në vëzhgim dhe survejim, ndërsa sot u kap në rrugën “Bardhyl” duke lëvizur me biçikletë dhe mbante me vete në çantë shpine një automatik.

Ai është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje përse dispononte armë. Policia dyshon se i riu mund të ketë lidhje me ndonjë ngjarje kriminale, megjithatë kjo mbetet ende për t’u verifikuar.