Kanye e Kim planifikojnë martesën

Kim Kardashian e Kanye West po planifikojnë të martohen. Çifti më i njohur në SHBA është duke menduar qysh tash për dasmën. Sipas asaj që publikohet në ‘Us Weekly’, çifti e ka në mend që ta kurorëzojë lidhjen e tyre dhe të betohen për dashurinë e përjetshme në Versailles, ish pallat mbretëror i Burbonëve të…

ShowBiz

05/12/2013 10:00

Kim Kardashian e Kanye West po planifikojnë të martohen. Çifti më i njohur në SHBA është duke menduar qysh tash për dasmën. Sipas asaj që publikohet në ‘Us Weekly’, çifti e ka në mend që ta kurorëzojë lidhjen e tyre dhe të betohen për dashurinë e përjetshme në Versailles, ish pallat mbretëror i Burbonëve të Francës.

Me këtë rast, përjashtohet mundësia e një ceremonie intime dhe të rezervuar vetëm për të afërmit e ngushtë. Reperi amerikan është dashuruar në Parisin dhe në modën, kështu që nuk përjashtohet mundësia që këngëtari nga Chicago t’ia propozojë martesën bukuroshe në të njëjtit mure ku janë martuar mbretërit e fundit të Francës. S’duhet harruar se West është njeri i befasive. Ai ia kishte propozuar fejesën Kim’it në një stadium.